LajmeMaqedoniTopLajm

Grubi fton komunitetin Turk të regjistrohen

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot ka realizuar takim me përfaqësues të komunitetit turk në vend lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë-thuhet në një komunikatë nga Kabineti I Zv/Kryeministrit të Parë.

Përmes këtij takimi, sic transmeton Klan Maqedoni, Grubi dhe përfaqësuesit e komunitetit turk i kanë bërë thirrje popullatës që masovikisht të regjistrohen pasi që e rëndësishme është që secili qytetare dhe komunitet të regjistrohen, derisa përmes personaliteteve që kanë ndikim në shoqëri të përçohet mesazhi deri tek secili qytetar për rëndësinë e këtij procesi.

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive z. Artan Grubi është shprehur i hapur për bashkëpunim me komunitetin turk dhe të gjitha komunitetet në  Republikën e Maqedonisë së Veriut.

REGJISTROHU: htpps://census.stat.gov.mk
Bashkë më shumë

Related Articles

Back to top button
Close
Close