LajmeMaqedoniTopLajm

Ministri Hoxha dhe Bytiqi organizojnë puntori tre ditore “Krijimi i pulit të sigurimeve bujqësore”

Ministri i bujqësisë Arjanit Hoxha dhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytiqi kanë organizuar një puntori tre ditore me “Krijimi i pulit të sigurimeve bujqësore”.
Përmes krijimit të një sistemi të sigurimeve bujqësore në vendin tonë, ishte motivacioni që na nxiti të kontaktojmë me ministrinë turke të bujqësisë dhe Agjencinë turke për Menaxhimin e Sistemit të Sigurimeve Bujqësore – TARSIM, shkruan Hoxha përcjell TOP242

Së bashku me Zëvendëskryeministrin përgjegjës për Çështjet Ekonomike Fatmir Bytyqi, sot shënuam fillimin e punëtorisë tre-ditore me temë “Krijimi i pulit të sigurimeve bujqësore”.

Fakti që është i nevojshëm inkorporimi i një qasjeje të organizuar për mbrojtjen e produkteve bujqësore, përmes krijimit të një sistemi të sigurimeve bujqësore në vendin tonë, ishte motivacioni që na nxiti të kontaktojmë me ministrinë turke të bujqësisë dhe Agjencinë turke për Menaxhimin e Sistemit të Sigurimeve Bujqësore – TARSIM. Nga ana e tyre kërkova mbështetje dhe falë interesit për të ndihmuar dhe kthimit të përgjigjes pozitive, sot jemi dëshmitarë të fillimit të procesit të krijimit të pulit të sigurimeve bujqësore.

Related Articles

Back to top button
Close
Close