LajmeMaqedoniTopLajm

Ministri Hoxha: Arihet marveshje me prodhuesit e duhanit, inspektorati do të monitoroj grumbullimin

Ministri Hoxha ka takuar shoqatën e Unionin e Shoqatave të Duhanit, Këshillin Inicues të prodhuesve të pakënaqur të duhanit dhe me përfaqësuesit e kompanive grumbulluese. Sipas Hoxhës është aritur marveshje me të gjitha palët dhe sipas ministrit Hoxha inspektorati do të mbykqyr procesin e grumbullimit.
Në takimin me Unionin e Shoqatave të Duhanit, Këshillin Inicues të prodhuesve të pakënaqur të duhanit dhe me përfaqësuesit e kompanive grumbulluese, arritëm marrëveshje të përbashkët për ndërprerje të protestave. Të gjitha pikat e grumbullimit do të hapen në përputhje me afatin ligjor, që është deri më 15 dhjetor. Prodhuesit e duhanit të vazhdojnë të dërgojnë duhanin në pikat grumbulluese.
Inspektorati Shtetëror për Bujqësi, të jetë i pranishëm me kontrolle të intensifikuara, inspektorët të ndjekin grumbullimin dhe të veprojnë ligjërisht për të gjitha parregullsitë e revidentuara.
Prodhuesit e duhanit që do të jenë të pakënaqur me klasën e vlerësuar të duhanit, të thërrasin komisionin e shkallës së dytë.
Deri më 10 dhjetor të këtij viti, është grumbulluar vetëm 1.6% e sasisë së dakorduar të duhanit, e cila është një përqindje shumë e vogël, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur ishin grumbulluar 40% e sasisë së dakorduar.
U bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve në proces të jenë durueshëm dhe të besueshëm. Për të premten e ardhëshme planifikuam takim tjetër i përbashkët në Prilep, për të vlerësuar nëse është arritur përmirësim në procesin e grumbullimin e duhanit nga korrja e këtij viti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close