LajmeMaqedoniTopLajm

Ministri Arjanit Hoxha dhe zëvendëskryeministri Fatmir Bytiqi ndajnë 47.5 milion euro për ujë të pijshëm për komunat maqedonase

Ministri i Bujqësisë dhe ekonomisë së ujrave Arjanit Hoxha sot së bashku me zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike Fatmir Bytiqin, drejtorin e NP “Hidrosistem në Zletovicë”, Mile Ilievski dhe kryetarët e komunave të Probishtipit, Dragan Anastasov dhe Shën Nikollës, Saso Velkovski, vizituam “HS Zletovicë”, ku kanë realizuar një takim pune. Zëvendëskryeministri Bytiqi dhe ministri Hoxha së bashku kanë inspektuar edhe “Zafat 3” – ndërtim i zënë për furnizimin me ujë për Shtipin, Shën Nikollën, Lozovën dhe Karbincin. Sipas ministrit Hoxha për këtë investim janë siguruar 47.5 milion euro, për furniyim të qëndrueshëm me ujë të pijshëm si dhe për ujitjen e 3550 hektarëve tokë ka bërë të ditur ministri Arjanit Hoxha, shkruan TOP24.
Në hidro sistemin në Zletovicë, në këto momente dhe në periudhën e ardhshme do të investohen 47.5 milion euro të destinuara për furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijshëm për qytetarët e pesë komunave dhe për sigurimin e ujit për ujitje të rreth 3550 hektarëve tokë bujqësore në komunë të Probishtipit, që do të ndikojë pozitivisht në prodhimin bujqësor. Gjithashtu, me fazën e tretë të realizimit të këtij hidro sistemit, parashikohet edhe ndërtimi i gjashtë hidrocentraleve.
Me hidro sisteme moderne të tilla siç është “HS Zletovicë”, do të mundemi në të vërtetë të zhvillojmë bujqësi moderne, do të jemi në gjendje të mendojmë për përparim dhe të rrisim rendimentet, me këtë investim kapital nuk do të na shkojë mendja se a ka apo nuk ka ujë për ujitje. Kjo frikë do të jetë një e kaluar për të gjithë fermerët në këtë komunë të cilët kultivojnë rreth 3,550 hektarë tokë.
Të përkushtuar po punojmë së bashku për të arritur të gjitha funksionet potenciale në interes të qytetarëve dhe fermerëve në rajon të “HS Zletovicë”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close