Ministri Aliu në konferencën e donatorëve: Transorimi digjital prioritet i qeverisë sonë
25 Tetor, 2023
1 minute read
Ministri i shoqërisë informatike dhe administratë, Azir Aliu së bashku me zëvendëskryeministren Përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së mirë, znj. Sllavica Grkovska, konferencën e donatorëve të transformimit digjital ku ndanë vizionet, idetë dhe strategjitë për të përcaktuar rrugën e përbashkët drejt një të ardhme të digjitalizuar, shkruan Top24
Ishte një kënaqësi e veçantë të organizoja së bashku me zëvendëskryeministren Përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së mirë, znj. Sllavica Grkovska, konferencën e donatorëve të transformimit digjital ku ndamë vizionet, idetë dhe strategjitë për të përcaktuar rrugën tonë të përbashkë drejt një të ardhme të digjitalizuar.
Kjo konferencë vjen në një kohë të rëndësishme, ku të gjitha vendet janë duke u përballur me sfida të mëdha dhe me mundësi për të përparuar dhe për të transformuar shoqëritë tona nëpërmjet teknologjisë dhe inovacionit. Ndërkohë që bota është duke përjetuar ndryshime të thella teknologjike, është detyra jonë që të bëjmë përdorimin më të mirë të këtyre mundësive për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve tanë.
Sot, ne shqyrtuam rrugët e reja dhe sfidat që ofron transformimi digjital. Në këtë rrugëtim, marrëdhënia jonë me teknologjinë nuk është vetëm një çështje teknike, por një çështje që ka ndikim të theksuar në zhvillimin ekonomik, shëndetin publik, arsimin, dhe shërbimet publike. Për mua, kjo është një detyrë e madhe, por edhe një shans për të ndikuar në jetët e qytetarëve tanë në mënyrë pozitive.
Ne jemi të përqendruar në sfidat që na presin, në sigurinë digjitale dhe në krijimin e infrastrukturës së nevojshme për një transformim të suksesshëm. Po ashtu, jemi të përqendruar në ndërtimin e një kulture digjitale dhe në garantimin e aksesit të barabartë të teknologjisë për të gjithë.