LajmeMaqedoniTopLajm

Ministrat Nuredini dhe Hoxha takim me agjensinë Turke të Sigurimit Bujqësor TARSIM

Ministri i bujqësisë Arjanit Hoxha dhe ai i mjedisit jetsorë Naser Nuredini po qëndrojnë në vizitë zyrtare në Turqi ku po zhvillojnë takime me autoritetet Turke për të thithur investime dhe përvoja të reja për vendin tonë.
Ndryshimi i klimës imponon qasje serioze për mbrojtjen e produkteve bujqësore dhe në këtë drejtim, së bashku me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë Veriore, Naser Nuredini, u takuam me Agjencinë Turke të Sigurimit Bujqësor TARSIM.
Në këtë takim, u prezantua modeli i sigurimit i përdorur në Turqi dhe u ra dakord për të formuar grupe pune midis Ministrisë së Bujqësisë dhe TARSIM për të filluar procesin e gjetjes së një zgjidhjeje afatgjatë për problemet që vijnë nga katastrofat natyrore, ndryshimet klimatike ose katastrofa të tjera, të cilat mund të ndodhin në sektorin e bujqësisë dhe në atë rast dëmet do të mbulohen nga një agjenci e ngjashme me TARSIM.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close