
Ministri nga radhët e VLEN-it, Besar Durmishi përmes një postimi në profilin e tij ka reaguar pas heqjes së tabelës dhe zëvendësimin e saj vetëm në gjuhën maqedonase duke akuzuar se ” Natën si vagabonda dalin dhe vendosin tabela me shkrime të ndryshme dhe pastaj patriotët e komandantit “qajnë” duke u kujdesur për gjuhën shqipe të cilën vet ata e mbulojnë” ndëra zëvendëskryeministri dhe ministri Izet Mexhiti pak më herët kishte deklaruar se ” Ajo tabelë pra është vendosur në bazë të atyre 2 kilometrave që u stërzgjatën atje, në bazë të projektit që e ka udhëhequr Ejup Rrustemi.”, shkruan Top24
Kjo nuk është hera e parë që ministrat e VLEN demantojnë njëri tjetrin rreth ndonjë problematike të caktuar por kjo gjithnjë e më shumë paraqet një mos koordinim dhe tentim për të fituar pikë politike secili brenda bllokut në mënyrë individuale.
Në postimin e tij ministri Durmishi shkruan:



