LajmeMaqedoniTopLajm

Milioneri më i ri në Maqedoni është gjashtë vjeçar, personi më i pasur është nga Manastiri

Drejtoria e të ardhurave publike (DAP) në Maqedoni ka publikuar të dhëna në lidhje me pasuritë e qytetarëve në vend, të hyrat e tyre, pagën më të madhe, si dhe mjetet që i kanë pasur në xhirollogari gjatë vitit 2019.

Sipas të dhënave të tyre, qytetari më i pasur në RMV është nga Manastiri, milioneri më i ri është vetëm gjashtë vjet, më i vjetri ka 101 vjet, ndërsa një person nga Struga ka marrë pagën më të madhe mujore.

Drejtoresha e DAP Sanja Llukarevska, në konferencë për shtyp, tha se edhe pse shkupjanët dominojnë në listën e të ardhurave më të larta, në vendin e parë si personi më i pasur është një qytetar nga Manastiri, i cili ka pasur të ardhura vjetore prej 211.360.619 denarë. Në vendin e dytë është një grua nga Shkupi, e cila ka pasur të ardhura prej 172.166.358 denarë.

“Strugani që ka marrë pagën më të madhe ka punuar në industri me metale, ndërsa ka paraqitur të ardhura vjetor bruto prej 1.9 milionë eurove. Në listën e pagave më të mëdha bruto, janë edhe pagat e të punësuarve në sektorin e shëndetësisë, barnatoreve, arsim dhe prodhimtarisë së veshjeve”, tha Llukarevsla,

Ajo shtoi se edhe pse numrat e përgjithshëm janë rritur, në krahasim me vitin 2018 janë ulur të ardhurat individuale.

Related Articles

Back to top button
Close
Close