LajmeSport

Milani nderohet nga talenti Camarda, por ngec përballë skocezëve

Celtic dhe Milan kanë barazuar ditën e sotme në një miqësore. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Celtic Park” në Glasgou, përfundoi me shifrat e barabarta 2:2, mes spektaklit.

Skocezët kaluan në avantazhin e dy golave që në pjesën e parë, me anë të Duran dhe Forrest.

Ndërkohë që për “Djallin”, protagonist absolut ishte 18-vjeçari Francesco Camarda.

Ky i fundit u aktivizua në minutën e 46-të, ndërsa golin e parë e shënoi një minutë me vonë me penallti. Ndërsa për golin e dytë mendoi në minutën e 53-të, me një goditje të bukur në kokë.

Një debutim jo aq pozitiv për trajnerin Ruben Amorim, megjithatë tekniku portugez shmangu humbjen falë sulmuesit Camarda.

Related Articles

Back to top button
Close
Close