
Gjatë një interviste për televizionin grek “Alfa”, Kryeministri grek, Kirjakos Micotakis, ka deklaruar se deklratat e funksionarëve të VMRO-DPMNE-së, po ndiqen me shqetësime dhe se me interesim të madh po pritet qëndrimi zyrtar I qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut se si do të emërtohet vendi.
Shqetësimet e autoriteteve greke vijnë pas deklaratave nëpër tubime parazgjedhore dhe tv-duele të kandidates presidenciale të VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, e cila kishte theksuar se do ta respektojë emrin kushtetues, por nuk do ta përdor emrn Maqedonia e Veriut, duke shtuar se më këtë nuk krjon asnjë konfuzion.



