LajmeMaqedoniOpinionTopLajm

Mickovski, zgjedhjet dhe strategjia Gruevskiane e VMRO-së

Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë një shtet në tranzicion, me shumë probleme ndërfqinësore sidhe me shumë të tjera brenda për brenda shtetit si ato etnike me etnietetet tjera që jetonë brenda saj. Maqedonasit dhe Shqiptarët janë dy etnitë shtetformuese brenda Maqedonisë së Veriut të cilët edhe pas luftës së 2001 nuk kanë aritur të kalojnë pengesat etnike dhe të angazhohen në një shtet të përbashkët zhvillomorë dhe me progres euroatlantik.

Qeverisja e Nikolla Grueveskit dhe tenitimi për të ndryshuar etnitetin nga sllav në maqedonas atnik përmes Shkupit 2014 krijoi një imazh të rejshëm duke vënë në lajthitje vet maqedonasit. Problemi disa vjeçar i Maqedonisë me Greqinë sa i përket çështjeve të emrit ishte bllokuar nga Greqia dhe nga mos vullneti i ish kryeministrit Nikolla Gruevski i cili me populizëm nxiste nacionalizëm tek pala maqedonase dhe nga ana tjetër vendi po izolohej për çdo ditë e më shumë.

Nikolla Gruevski ishte lider tipik model për të krijuar krizë qeveritare për të mbajtur zgjedhje të jashtëzakonshme e të parakoheshme në vazhdimësi dhe duke qëndruar në pushtet madje duke u kthyer në një totalitar dhe duke kontrollouar gjithëçka.

Një model të tillë po ndjek edhe kryeminstri aktual Hristjan Mickovski!
Ai njetjë si paraardhësi i tij Gruevski, fitoi zgjedhjet politike me një numër rekord të votave duke nxitur nacionalizëm dhe urejtje ndëretnike madje edhe në zgjedhjet parlamentare ai zgjodhi një moto pikërisht populiste dhe nacionaliste “Maqedonia përsëri e jotja”. Njejtë si Gruevski ai nuk përfilli vullnetin e pjesës tjerët të popullatës shtetformuese duke determinuar vetë politikat dhe duke përzgjedhur ai përfaqësuesit e komuniteteve dhe jo ata që po zgjedh ajo pjesë etnike.

Sot kur Mickovski po ushtron detyrën e kryetarit të partisë më të madhe Maqedonase VMRO-DPMNE dhe mandati i fundit i tij në krye të kësa partie ai po inskenon situata si në kohën e Gruevskit me plan për të shkuar në zgjedhje të parakohshme për të pasur një mandat qeverisës bashkë me mandatin e si kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickovski si kryeministër erdhi në pushtet me premtimin për rikthimin e emrit, por njëkohësisht edhe për rishikimin e marrëveshjes së Prespër, marrëveshje kjo që hapi rrugë për antarsimin e Maqedonisë në Nato. Sot Maqedonia si në kohën e Gruevskit mbetet e bllokuar për shkak të ndryshimeve kushtetuese dhe për përfshirjen e komunitetit bullgar në kushtetutë mundësia e vetme për zhbllokimin e negociatave me BE-në.

Duke parë intelegjencën e Mickovskit dhe aftësinë e tij politike me theks deklaratat e tij për zgjedhje të parakohshme duke sfiduar LSDM-në, është sinjal i qartë se Maqedonia e Veriut do të ndodhet shumë shpejt në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare me çka Mickovski do të fitonte edhe një mandat katër vjeçar dhe më pas për ti bërë ndryshimet kushtetuese të cilat janë kusht për rrugëtimin e Maqedonisë drejtë BE-së. Sfida që për disa herë i bën Mickovski, LSDM-së është sinjal i qartë për subjetket që një pranver e nxehtë po vjen dhe një rrugëtim i ri ose i vjetër që do të përcaktohet në këto zgjedhje.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close