
Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Hristian Mickoski arriti në Budapest, ku do të marrë pjesës në samitin qeveritar të Hungarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në pajtim me agjendën, janë paraparë takim tet-a-tet mes Mickoskit dhe kryeministrit hungarez Viktor Orban, ndërsa në suaza të samitit qeveritar është paraparë të mbahen takime bilaterale mes ministrave të resorëve të të dy qeverive, pas çka do të pasojë edhe mbledhja e përbashkët e dy qeverive.
Është paraparë që ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, TImço Mucunski dhe ministri i Politikës së Jashtme dhe Tregtisë, Peter Sijarto të nënshkruajnë plan aksioni për këmbim të ekspertizës nga ana e Akademisë diplomatike hungareze për nëpunës publik në tema të dakorduara mes veti për integrim në BE, proceset e administratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Politkikës së Jashtme Tregtrare në Budapest.



