LajmeMaqedoniTopLajm

Mickovski në hall me badenterin: Ahmeti jo qeverisë së pari ndryshimet kushtetuese, qeveri me badenter, vendosje e gjykatës me badenter

Mediat maqedonase po i japin gjithnjë e më shumë zë takimit tet-a-tet të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, me kryeministrin e Maqedonisë, Hristijan Mickoski. Sipas mediave, Ahmeti nuk është i interesuar për përfshirje në qeveri, por problemi tani është që kryeministri Mickoski po përballet me presion të shtuar të faktorit ndërkombëtar, si dhe me mungesën e badenterit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, që këtë mund ta sigurojë vetëm BDI dhe z. Ahmeti. Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, në një intervistë gjatë ditës së djeshme ka mohuar që Ahmeti të negociojë për përfshirje në qeveri, duke e arsyetuar këtë me faktin se aktualisht BDI-ja ka miratuar katër rezoluta, ndërsa tre nga këta janë thelbësore për të ecur shteti përpara si një shtet unitar.

Takimi i liderëve, sipas mediave, ishte tentim i Mickoskit të sigurojë shumicën e badenterit, edhe pse pa BDI-në kjo nuk mund të arrihet, sepse ligjet me badenter kërkojnë që pushteti të ketë së paku 20 deputetë të komuniteteve që do të votojnë për atë ligj. Në këtë numër prej 20 deputetësh nuk përfshihen deputetët që votojnë kundër, as ata që janë prezent apo votojnë të përmbajtur, pra ligji kërkon së paku njëzet vota pro atij ligji të propozuar.

Ahmeti mësohet t’i ketë kërkuar kryeministrit Mickoski miratimin e ndryshimeve kushtetuese, qeveri me badenter, si dhe vendimet në gjykata dhe Gjykatën Kushtetuese të jenë me badenter. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close