LajmeMaqedoniTopLajm

Mickovski fton prokurorinë të thërasë Ahmetin nëse ka informacione për vendodhjen e Grubit

Mickoski në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve MIA tha se është i shqetësuar për dyshimet që kanë dalë në opinion se Ahmeti mund ta dijë se ku është Grubi dhe në atë drejtim mendon se duhet të reagojë Prokuroria, shkruan Top24

Përkatësisht, lideri i BDI-së ditë më parë në një deklaratë për mediat kosovare ka deklaruar se ish-zëvendëskryeministri është mirë dhe se ndodhet në “hapsirat shqiptare”. Pasi që paraprakisht ishte thirrur nga kryeministri, por edhe nga LSDM-ja opozitare për t’iu treguar organeve të hetuesisë se ku ndodhet Grubi, lideri i BDI-së në një prononcim për Tv 21, ka thënë kushtimisht, ka përsëritur qëndrimin e tij të mëparshëm, duke sqaruar se nuk ka pasur kontakte me Grubi dhe asnjë informacion i detajuar për vendndodhjen e tij aktuale. Ai ka thënë se deklarata që ka dhënë për mediat kosovare është bazuar në informacione të prezantuara publike nga zyrtarë të qeverisë.

“Në një sistem që funksionon dhe shpresoj që ky i yni të funksionojë akoma, veçanërisht sistemi gjyqësor-prokuror, pavarësisht, do të thosha, vlerësimi më i ulët nga qytetarët, është logjike që një person që di, ka të dhëna apo informacione për vendndodhjen e personit të ikur nga drejtësia, ta thërrasin, të bisedojnë me të dhe të japin atë informacion, sepse Artan Grubi është i arratisur nga drejtësia. Nëse Ali Ahmeti ka informacione, Prokuroria duhet ta thërrasë për intervistë informative dhe të dëgjojë se ku është”, tha Mickovski për MIA-n, përcjellë Top24

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close