LajmeMaqedoniTopLajm

Mickovski akuza Zaevit: Po plaçkitni popullin, turp të ju vijë që jemi vendi parë me vdekje dhe i fundit me vaksinim

Kryetari i opozitës maqedonase Hristjan Mickovski përmes profilit të tij në FB ka akuzuar kryeministrin e vendit Zoran Zaev dhe qeverinë e tij se Maqedonia mbetet e para në botë për vdekshmërinë nga Kovid 19 dhe e fundit për nga vaksinimi shkruan TOP24.
Mickovski ka akuzuar kryeministrin Zoran Zaev se ai dhe qeveria e tij kanë qënë mbështetje logjistike e narkobosëve duke iu siguruar pasaporta të RMV.
Postimi i plotë i kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickovski:
“Kur Zoran Zaev për nevoja politike u turpërua me  27 Prill, mendoj se është mirë të them se nga çfarë në të vërtetë duhet të turpërohet.
Zaev duhet të turpërohet për paaftësinë fatale të qeverisë së tij që e shëndroi shtetin në rekoder të vdekjeve nga Kovid19 në europë dhe botë dhe e fundit për nga vaksinimi i qytetarëve.
Zoran Zaev duhet të turpërohet që njeriu vdiq në Kratovë përshkak se nuk kishte Helikopter dhe kishte mungesë apsolute të reagimit institucional, por kishte helikopter për fotografim të kryeminsrit dhe ministrit Filipçe.Përgjegjsi? Përgjegjësi nuk ka…
Zoran Zaev duhet të turpërohet që çdo ditë qeveria e tij fundoset në krim brutal, korupsion dhe afera. Qeveria që nga Maqedonia krijoi favellën braziljane, a premtonte oazë europiane.
Zoran Zaev duhet të turpërohet që mafia botërore, narko trafikantët gjetën mbështetje dhe logjistikë në pasaportat maqedonase.
Populli çdo ditë rezikohet nga paaftësia e qeverisë. Nuk ndodh ditë ku dikush nuk proteston, sindikatat, tëpapunët, hotelierët … a qeveria e plaçkitë popullin përderisa firmat e Strumicës edhe atë jo të gjitha por vetëm një pjesë e afërt me klanin riten çdo ditë.
Fundi në politikë e keni afër, ashtu edhe me përballjen e përgjegjsive”. Ka shkruar Hristjan Mickovski në profilin e tij në FB përcjellë TOP24.

Related Articles

Back to top button
Close
Close