LajmeMaqedoniTopLajm

Mickoskit i djeg: Ali Ahmeti shefi qeverisë, shkuarjen e Ahmetit te Kurti e quan krim

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, nuk e “kapërdinë” dot shkuarjen e Ahmetit bashkë me disa ministra në Prishtinë.
Thotë se Qeveria aktuale e vendit është e gjitha e BDI-së dhe se LSDM nuk është asnjë faktor. Sipas tij, Ahmeti me ministrat e vet prezantohen si të jenë udhëheqës të shtetit, ndërsa kanë vetëm 15 deputetë në Kuvend.
“Kjo Qeveri sipas meje është Qeveri e BDI-së, e mbështetur dhe administruar nga LSDM dhe nga partnerët e koalicionit të LSDM-së. Sot këtë e pamë edhe në vepër se si në Prishtinë, Ali Ahmeti, Artan Grubi dhe ministrat e tjerë bëjnë krim me pjesën tjetër të qytetarëve duke u prezantuar si udhëheqës të shtetit me vetëm 15 deputet në Kuvend”, tha Mickoski.
Si duket Mickoksit i pengon edhe ajo se disa ministri të rëndësishme, udhëhiqen nga kuadër të BDI-së.
“Çështjet thelbësore që sot janë sfidë kryesore për Maqedoninë dhe qytetarët e saj, promovuesit kryesorë ose eksponentët kryesorë të Qeverisë janë përfaqësues të BDI-së. Kur bëhet fjalë ekonomi, energjetikë, që janë sfidë kryesore, atëherë këtu janë Kreshniku ose Fatmiri. Kur bëhet fjalë për tema kombëtare, për procesin integrues ose Aliu, Artani ose Bujari”, deklaroi më tej Mickoski.
Mickoski këto deklarata i dha në paraqitjen e tij në trajnimin që po mbahej nga Unioni i grave në VMRO-DPMNE në temën “Fushatat politike dhe qëllimet e organizatave të grave”, ku mes tjerash shtoi se institucionet që udhëhiqen nga kuadro të BDI-së janë të shkatërruara financiarisht dhe ekonomikisht, ndërsa punëtorët janë të pamotivuar dhe padisiplinuar.

http://

Related Articles

Back to top button
Close
Close