
“VMRO-DPMNE përmes koalicionit të gjerë qeveritar, pa BDI-në, do të hyjë në procesin e ndryshimeve kushtetuese vetëm me garanci nga BE-ja dhe SHBA-ja për identitetin maqedonas dhe për integrimin e shpejtë dhe të pakushtëzuar të vendit. Në të kundërtën nuk do të ketë ndryshime kushtetuese, tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski mbrëmjen e sotme në emisionin “Tema e ditës” në televizionin Sitel.
Mickoski gjithashtu konsideron se garancitë që ai kërkon nga Brukseli nuk nënkuptojnë ndryshim të kornizës negociuese, sepse në të nuk janë përmendur ndryshimet kushtetuese. Për veprimin e tyre të vonuar, thotë ai, duhet vetëm ndryshimi i konkluzionit të Këshillit të BE-së. Një mundësi e dytë do të ishte një rezolutë në organin më të lartë politik të Bashkimit Evropian për mbrojtjen e identitetit maqedonas. Ai thotë se për ta realizuar këtë do të duhet ofensivë diplomatike e faktorit ndërkombëtar kundër Sofjes zyrtare.
Mickoski ka ripërsëritur edhe kërkesën për zgjedhje të shpejta të parakohshme në vjeshtë, me tri data të mundshme.



