
Kryeministri Hristijan Mickoski sot informoi se ka pasur një takim me aktorin serb Miloš Biković, i cili me origjinë është nga Berova.
Në takim, siç bëri të ditur Mickoski, Biković shprehu dëshirën të investojë në vendlindjen e tij përmes ndërtimit të një kompleksi hotelierik dhe rekreativ.
“Me kënaqësi pata një takim me aktorin e njohur Miloš Biković, i cili është me origjinë nga qyteti i bukur maqedonas Berova. Biseduam për iniciativën e tij për një investim në kompleks hotelierik dhe rekreativ në Berovë. Më gëzon iniciativa dhe dashuria e tij për Berovën dhe Maqedoninë. Kështu respektohen rrënjët e veta”, shkroi kryeministri në rrjetet sociale.



