
Kryeministri Hristijan Mickoski ka takuar 19-vjeçarin, Jovan Kostadinov i cili në popull njihet si hero, pasi arriti të nxjerr 21 persona nga diskoteka “Puls” e cila më 16 mars ishte përfshirë nga zjarri ku humbën jetën 59 persona.
Mickoski ka thënë fjalët më të mira për Jovanin, ndërkaq ka njoftuar se atij do t’i ndahet bursë dhe këtë përgjegjësi e ka marrë kompania Allkalloid.
“U informova se do të ndahet bursë për Jovan Kostadinov, si shenjë mirënjohjeje për guximin dhe njerëzinë e tij. Allkalloid, si kompani me përgjegjësi shoqërore, e ka ndërmarrë këtë iniciativë dhe në këtë mënyrë tregoi se i njeh dhe vlerëson shembujt e këtillë ndriçues”, shkroi mes tjerash Mickoski.



