LajmeMaqedoniTopLajm

Mickoski shpreson në zgjedhje të parakohshme, LSDM: Zgjedhje nuk do të ketë!

Shpërndarje të Kuvendit e shumta në muajin shkurt dhe zgjedhje të parakohshme në maj, janë afatet të cilat VMRO-DPMNE-ja është e bindur se do t’i vë në jetë për të realizuar qëllimin politik. Kreu i kësaj partie Hristijan Mickoski thotë se shumë deputetë të LSDM-së dhe BDI-së janë në mbështetje të idesë për zgjedhje të reja por nuk e thotë se cilët janë ata.

“Duke e pasur parasysh karakterin e BDI-së dhe LSDM-së, duke e parasysh Prokurorinë dhe gjyqësorin e kapur dhe metodat për të cilat janë të gatshëm t’i zbatojnë që t’i ruajnë kolltukët e tyre unë nuk do të përmendja emra por ajo që na jep guxim neve për zgjedhje të parakohshme është se qëndrimet e tyre do të jenë të njëjta deri në fund dhe nga fundi i muajit janar ose e shumta fillimi i muajit shkurt do të votojmë shpërndarje të Kuvendit, në mes të shkurtit formimin e qeverisë teknike dhe zgjedhje diku në mesin e dytë të muajit maj”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë, Mickoski mbetet peng i Apasievit dhe nën hijen e Gruevskit

Asgjë nuk ka ndryshuar te Mickoski. Ai e filloi vitin në të njëjtën mënyrë që e përfundoi dhe ashtu siç e bëri të gjithë vitin e kaluar 2022.

Mickoski nuk ka asnjë qëndrim për ndonjë çështje të rëndësishme shtetërore apo strategjike, ai vetëm ulet anash, i pasigurt për kolltukun e tij në Ndërtesën e bardhë dhe duke u ankuar për zgjedhjet.

Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Në vitin 2024, Mickoski pret humbjen e 7-të dhe të 8-të radhazi si kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Anëtarësimi në BE me gjuhë dhe identitet të njohur maqedonas është kulmi i patriotizmit dhe përmbushja e një qëllimi strategjik të vendosur që nga pavarësia.

Related Articles

Back to top button
Close
Close