LajmeMaqedoniTopLajm

Mickoski: Qeveria e re do të jetë antireformuese dhe do ta mbrojë krimin dhe korrupsionin

Lideri i opozitës së VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski konsideron se marrëveshja për koalicion qeveritar midis kryetarëve të LSDM-së dhe BDI-së Zoran Zaevit dhe Ali Ahmetit është “marrëveshje për vazhdimin e krimit, gënjeshtrave dhe korrupsionit”.

“Politikanët nga tranzicioni të vazhdojnë me degradimin e institucioneve, ndjekje të interesave personale dhe padrejtësive. Kemi koalicion të krimit. Paramendoni, të njëjtit ata të cilët me muaj janë në kërkim të investuesit të ndërtimit pa leje që rritet te Mavrovasja midis Shkupit tani do të menaxhojnë me buxhetin e të gjithëve. Ky koalicion pas të cilit të njëjtën LSDM do ta shohim para zgjedhjeve të ardhshme siç na thotë nuk ka investime, nuk ka para sepse ata nuk e kanë udhëhequr si duhet sektorin e financave, do të kemi disfatë në politikën e jashtme sepse sepse ata nuk e kanë udhëhequr MPJ-në”, shkruan Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.

Sipas tij, se parteri i tyre i koalicionit “nuk vlen pesë para”, dhe se është “kancer” ishin fjalët e LSDM-së me të cilat e përshkruante BDI-në para zgjedhjeve, ndërsa tani kur pushteti është në pyetje lavdërohen njëri me tjetrin.

“Pse? Për pushtet, para dhe rehati personale. Për shmangien e përgjegjësisë, për shkak të frikës nga drejtësia. Vijon periudha ku nuk do të shohim reforma, do të ketë shkurtime, jetë më të shtrenjtë dhe goditje të çmimeve. Kemi një Qeveri pa kredibilitet dhe pa të ardhme evropiane. Maqedonia ka shumë probleme dhe një burim i këtyre problemeve, është ky koalicion antireformues për mbrojtjen e krimit, korrupsionit, turpit dhe poshtërimit. Kjo është Qeveri pa kredibilitet, këtë herë me afat më të shkurtër nga mandati paraprak. Dhe kur thonë “mundemi”, u besojmë se munden vetëm në krim dhe korrupsion, asgjë në shumë”, thekson Mickoski.

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close