
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot deklaroi se shteti para dy ditëve i ka paguar 120 milionë euro kompanisë kontraktore për korridoret 8 dhe 10d.
“Kam informacione të sigurta se para dy ditëvenga thesari janë transferuar para përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve NPRRSH, rreth shtatë miliardë e 250 milionë denarë, pra rreth 120 milionë euro. Ata para supozoj tashmë duhet të derdhen në llogarinë e kompanisë kontraktore për këto pjesë të korridoreve 8 dhe 10d”, tha Mickoski.
Shtoi se janë paguar aq shumë para, ndërsa nuk është vendosur asnjë gozhdë. Mickoski përsëriri se nuk janë kundër ndërtimit të korridoreve, as kundër që ajo kompania t’i mbrojë interesat, por kundër shitjes së interesave të popullit dhe shtetërore nga politikanët aktualë në pushtet.
“Dhe për këtë do të përgjigjen. Shumë shpejt prej sot ja unë ju premtoj se do të përgjigjen”, tha lideri i partisë opozitare.
Para dy ditë njerëzit e parë të partisë opozitare i informuan gazetarët se deri atëherë, mbi bazë të gjobave dhe penaltive dhe pagesave të anuitetit nga Marrëveshja për ndërtimin e pjesëve të korridoreve 8 dhe 10d me “Behtel dhe Enka”, duhet të paguajmë 301 milionë e 495 mijë euro.
“Rreth 173 milionë euro janë detyrime të marra nga shteti mbi bazë të vetë marrëveshjes si paradhënie, shpenzime për përgatitjen e kantierit dhe punimet përgatitore, përfshirë edhe për menaxhimin e vetë projektit, ndërsa pjesa tjetër janë penalitete pr shkak se në afat prej 45 ditëve nga nënshkrimi i marrëveshjes nuk është ndryshuar Ligji për Marrëdhënie Pune, përkatësisht java e punës nuk është vazhduar nga 40 në 60 orë pune”, tha Mickoski.
Mickoski nuk pret nga kjo prokurori asnjë reagim për Marrëveshjen.
Përsëriti se ata Marrëveshjen e kanë marrë nga një informator, por edhe se e kanë kërkuar nga Qeveria.
“Ne e morëm marrëveshjen. Thonë se do të mbajnë ligjëratë në Parlament, do ta shpjegojnë marrëveshjen dhe se në këtë mënyrë ka qenë plotësisht mjaftueshëm”, tha Mickoski.



