LajmeMaqedoniTopLajm

Mickoski “ndjehet” si mandatar – “hesapet” ia prish rezultati i Frontit Evropian?!

Në fjalimin e tij fitues të 24 prillit në mbrëmje, mes tjerash, lideri Hristijan Mickoski, kishte një mesazh për BDI-në dhe Ali Ahmetin por edhe për opozitën shqiptare.

Siç duket, të bindur në fitore në zgjedhjet parlamentare, Mickoski preferon opozitën shqiptare për formimin e qeverisë së ardhshme.

“Para këtij fjalimi u dëgjova me opozitën shqiptare me z.Taravari dhe ia urova rezultatim duke I dëshiruar zgjedhje të suksesshme parlamentare dhe qeveri të ardhshme në Maqedoni. Në rrethin e dytë nuk duhet të lejojmë që BDI-ja të ketë sukses dhe rezultate të mira. Ju thërras që të dalim dhe të votojmë për Maqedoninë që sërish të jetë krenare dhe e juaja”, tha Hristijan Mickoski.

“Propozimi i ardhur nga Mickoski tregon se edhe VMRO e ka kuptuar ku qëndron pesha e votës dhe deputetëve shqiptarë” – shkroi në Facebook, kandidati presidencial I koalicionit VLEN, Arben Taravari.

Sipas tij, fokusi mbetet te puna për zgjedhjet e 8 majit, për numrin më të madh të mandateve.

“Pas zgjedhjeve, do të udhëhiqemi nga interesi kombëtar i shqiptarëve, nga nevoja urgjente për pastrim të qeverisë nga korrupsioni, dhe nga orientimi ynë i panegociueshëm pro-perëndimor”, tha Arben Taravari.

Kreu i Lëvizjes “Populli” Skender Rexhepi, gjatë një press-konference tha se e keqja për këtë vend është nacionalizmi i VMRO-DPMNE-së, duke potencuar se Fronti Evropian, I vetëm po I bën ballë këtyre dukurive.

Sipas tij, për qeverinë e ardhshme, aktualisht shifrat shkojnë në favor të Frontit Evropian dhe se nuk do të lejojnë të shkilet vullneti I shumicës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

“Padyshim, atë që e kemi thënë të gjithë kryetarët e subjekteve politike, posacërisht edhe kandidatit për president, ne do t`i qëndrojmë vijës evropiane të RMV-së dhe në bisedime, që në këtë rast po shihet se do të jetë me VMRO-DPMNE-në, do t`i këmbëngulim kësaj vije dhe pa realizimin e kësaj vije nuk do të lejojmë të zhvillohen bisedime tjera. Nuk kemi dy jetë – nuk do të lejojmë ta harxhojmë kot”, tha Skender Rexhepi.

Pavarësisht se deri në zgjedhjet parlamentare ka edhe rreth dy javë, lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, po e ndjen veten si mandatari i ardhshëm, duke mos dhënë një përgjigje konkrete nëse dy koalicionet “Maqedonia Jote” dhe “Vlen” do të mjaftonin për përbërjen e re qeveritare. Në lojë janë edhe partia e Maksim Dimitrievskit “Znam” dhe “Levica”.

Analizat thonë se rezultatet e rrethit të parë shpeshherë reflektohen edhe në rrethin e dytë zgjedhor, por matematikat Mickoskit, duke se ia prish epërsia e Frontit Evropian kundrejt koalicionit VLEN me rreth 40.000 vota.

Related Articles

Back to top button
Close
Close