
Unë vetëm do t’i bashkohem asaj që e thanë kryetari i komunës dhe zëvendësministri. Do të doja që sa më shumë objekte të tilla të përfundojnë së shpejti, po punojmë në këtë drejtim. Pres që gjatë këtij viti të hapim edhe disa objekte të tilla në Shkup, konkretisht kopshte për fëmijë.
Sa i përket kapacitetit, nuk do të përsëritem as për këtë objekt dhe as për atë që është në Shkup. Dua vetëm ta uroj kryetarin e komunës, ta uroj ministrin në Ministrinë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, si dhe zëvendësministrin në të njëjtën ministri, për punën e përkushtuar për gjithçka që bëjnë brenda mundësive me të cilat disponojmë ne si shtet, si Qeveri dhe ata si ministri dhe këtu si komunë.
Edhe një herë faleminderit edhe juve, mediave, që sot jeni këtu me ne dhe që mund ta informoni opinionin maqedonas për të gjitha këto projekte të reja që po vihen në funksion.”



