
Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se do të respektohet vendimi i Gjykatës kushtetuese për përdorimin e gjuhëve, sidoqoftë të jetë ai. Gjykata kushtetuese do të debatojë për Ligjin me të cilin rregullohet përdorimi i gjuhës shqipe në fillim të tetorit.
Paraprakisht partneri i koalicionit VLEN vlerësoi se kjo iniciativë është përpjekje për grusht shteti, ndërkohë që ashpër ka reaguar edhe BDI.
“Nuk mundem të besoj se ka qytetarë në Maqedoni ose aktorë politikë që veten konsiderohen të përgjegjshëm ndërsa nuk i respektojnë vendimet e Gjykatës kushtetuese. Kjo nuk është anarki, ne nuk mundemi të sillemi sikur të jemi në anarki”, tha Mickoski.



