LajmeMaqedoniTopLajm

Mickoski: Japim afat deri të martën pasdite Venko Filipçe dhe Ilir Hasani t’i dorëzojnë dorëheqjet e tyre në Kuvend

Japim afat deri të martën paradite, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe zëvendësi i tij Ilir Hasani t’i dorëzojnë dorëheqjet e tyre deri në Kuvend ku do të mund të konstatohen në fillim të seancës së re të caktuar të njëjtën ditë, ndërsa nëse nuk dorëzohen këto dorëheqje, grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së do të dorëzojë deri në Kuvend propozim- vendim për shkarkimin e tyre, ka informuar në konferencën e sotme për shtyp, lideri i partisë Hristijan Mickoski.

Mickoski ka thënë se pas zjarrit në spitalin modular në Tetovë ku jetën e humbën 14 persona, mbetën shumë punë të paqarta.

“Këtë herë nuk do të iniciojmë interpelancë, pasi nuk duam këtë herë interpelanca ta mbijetojë fatin e interpelancave që u iniciuan në të kaluarën dhe asnjëherë nuk arritën të jenë në rend dite dhe praktikisht ta mbushin sirtarin e Talat Xhaferit”, ka thënë Mickoski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close