LajmeMaqedoniTopLajm

Mickoski flet në lartësi për vllehët e Maqedonisë së Veriut

Sot qëndroj këtu para jush me respekt të thellë, ndjenjë përgjegjësie dhe mirënjohjeje. Mirënjohje për një komunitet që prej shekujsh është pjesë e zemrës së këtij vendi, që me këmbënguljen, punën dhe dashurinë për atdheun ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë, kulturën dhe identitetin tonë, tha kryeministri Hristijan Mickoski në ngjarjen e sotme me rastin e 23 Majit, Ditës së komunitetit vlleh.

Mickoski theksoi se komuniteti vlleh është pjesë e pandashme e shtetësisë së Maqedonisë.

“Sot është 23 Maji – dita kur e kremtojmë komunitetin vlleh si pjesë e pandashme e shtetësisë maqedonase. Është dita kur jo vetëm shprehim mirënjohje, por i premtojmë vetes se kurrë nuk do ta harrojmë vlerën që vllahët e kanë për këtë vend, theksoi ai.

“Historia e vllahëve në Maqedoni është histori dinjiteti. Është histori e njerëzve që, edhe në kohët më të vështira, nuk janë tërhequr. Histori e njerëzve që gjithmonë kanë punuar – për familjet e tyre, për komunitetin e tyre dhe për Maqedoninë. Nuk guxojmë ta harrojmë rolin e vllahëve në shpalljen e Republikës së Krushevës. Nuk guxojmë të flasim për luftën për liri pa e përmendur me nder emrin e Pitu Gulit. Nuk guxojmë ta injorojmë kontributin e jashtëzakonshëm të intelektualëve vllahë, artistëve, arsimtarëve. Ata janë të pranishëm edhe sot në shkencë, art, mjekësi, drejtësi, arsim. Ju faleminderit për gjithçka që keni dhënë për këtë vend. Ju faleminderit që, në kohë ndryshimesh, krizash dhe padrejtësish, nuk u dorëzuat. Qëndruat dhe vazhduat – me dinjitet, me durim, me dashuri”, ka thënë Mickoski.

Mickoski tha se vllahët me rezistencën e tyre, janë shembull se si ruhet identiteti pa e mbyllur zemrën.

“Jetojmë në kohë vështirësish. Kohë kur ekonomia përballet me presione globale. Kur drejtësia sociale ende nuk arrin çdo familje. Kur të rinjtë shpesh kërkojnë shansin jashtë vendit. Kur mosbesimi, ndarjet dhe zhgënjimet e copëtojnë indin e shoqërisë sonë. Por pikërisht në këto kohë të vështira dëshmohet forca e një populli. Tregohet kush jemi – jo me emra, por me karakter. Jo me deklarata, por me vepra”, tha ai.

Vllahët, me rezistencën e tyre, janë shembull se si ruhet identiteti pa e mbyllur zemrën. Shembull se si duhet Maqedonia pa e harruar veçantinë e vet. Shembull se si jetohet në bashkëjetesë dhe jo në ndarje.

“Ka ardhur koha që të gjithë së bashku – maqedonas, shqiptarë, turq, romë, serbë, vllehë dhe boshnjakë – ta hedhim hapin e radhës. Të krijojmë një shoqëri që jo vetëm që flet për barazi, por që e jeton atë. Të ndërtojmë një shtet në të cilin çdo qytetar – pa dallim gjuhe, feje apo përkatësie etnike – do të ndihet në vendin e vet”, theksoi Mickoski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close