LajmeMaqedoni

Mickoski: E kuptoj protestën e qytetarëve, por nuk i arsyetoj brejtësit politik! VMRO-ja, shtylla e fundit që nuk lejon shkatërrimin e Maqedonisë

I pyetur për paralajmërimet për protesta pas ngjarjes tragjike në Koçan, ku jetën humbën 59 persona, kryeministri Hristijan Mickoski tha se e kupton zemërimin e qytetarëve, por që sipas tij “brejtësit politik duan të marrin pikë politike”, përmes këtyre protestave. Mickoski thotë se partia e tij është shtylla e fundit në mbrojtje të shtetit të Maqedonisë.

“Ndryshe, absolutisht i kuptoj të gjithë ata që kanë vendosur që zemërimin e tyre legjitim, ta shprehin përmes mjetit demokratik, që janë protestat. Por nuk mundem assesi t’i arsyetoj ata brejtësit dhe shkabat politik, të cilët nuk duan qeveri të fuqishme me VMRO-në, sepse është mbrojtës dhe shtylla e fundit që nuk lejon shkatërrimin e Maqedonisë si shtet”, tha mes tjerash Mickoski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close