
Mandatari për formimin e Qeverisë, Hristijan Mickoski ka premtuar se do ta “ngufasë inflacionin”, transmeton TV21.
Madje siç bëri të ditur ai, këtë do ta bëjë brenda gjashtë muajsh qeverisje.
Kjo do të mundësohet duke penguar rritjen e energjisë elektrike, për amvisëritë dhe industrinë, sqaroi më tej Mickoski.
“Do të japim gjithçka nga vetja – që këto gjashtë muaj ta riorganizojmë sektorin energjetik në Maqedoni dhe në periudhën që vijon – nga 1 janari 2025 deri 30 qershor 2025 – qytetarët të marrin fatura më të lira të energjisë elektrike. Industria të marrë siç ndodh në tregun e rregulluar – fatura më të lira të energjisë elektrike. Në këtë mënyrë inflacioni do të ngufatet – gjegjësisht çmimet në vend se të rriten, do të ulen”, tha Mickoski nga press qendra e Kuvendit ku njoftoi se ka propozuar plotësim të Ligjit për energjetikë, me të cilin siç njoftoi, do të pengohet rritja e çmimit të energjisë elektrike në mënyrë drastike./TV21



