Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thotë se BDI-së nuk i konvenojnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, përcjell TV21. Ai në një intervistë për “Veçer” tha se kjo vjen pasi BDI “situata aktuale në Qeveri nuk do të përsëritet më”.
“E di kujt nuk i konvenon më shumë, është Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), sepse kryesia e kësaj partie është e vetëdijshme se kjo këtë situatë në të cilën funksionojnë në Qeveri, nuk do të ekzistojë më. Sot LSDM është subjekt komplet i BDI-së dhe i politikave të BDI-së, të cilat në këtë moment mund të konstatoj se janë çdo gjë tjetër veçse shtetërore, popullore dhe politika që do të nënkuptojnë përparim, prosperitet për shtetin”, tha mes tjeradsh Mickoski.
I pyetur për mundësinë që BDI dhe LSDM të realizojnë koalicion parazgjedhor, Mickoski thotë se kjo do të shkaktonte përçarje shtesë në LSDM.