LajmeMaqedoniTopLajm

Mickoski: ASH/AA do të fitojnë më tepër komuna se BDI-ja, ne do t’i mbështesim që në rreth të parë

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili mbajti fjalim për bashkëpunimin parazgjedhor me Ziadin Selën dhe Afrim Gashin, thotë se koalicioni Aleanca për Shqiptarët hde Alternativa do të fitojnë më tepër komuna se sa BDI-ja.

Sipas tij, anketat e deritanishme kanë treguar se qytetarët do të përzgjedhin ASH/AA e jo BDI-në.

Ai shton se nuk është i sigurtë për vendet e kësilltarëve sepse përbërja do të jetë e përzier si asnjëherë deri tani.

Ai do të kërkojë nga simpatizuesit e VMRO-së në Çair, Saraj, Tetovë e Studeniçan, në përgjithësi aty ku nuk kanë kandidat, të votojnë për opozitën shqiptare.

“Unë personalisht dhe partia jonë, nga simpatizuesit tanë do të kërkojmë që në rrethin e parë të votojnë për kandidatin e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës në Çair, Tetovë, Saraj dhe Studeniçan, gjegjësisht aty ku ne nuk kemi kandidat dhe anasjelltas”, thotë Mickoski.

Siç shton Mickoski, disa vendbanime gjatë fushatës do t’i vizitojnë së bashku me Afrim Gashin e Ziadin Selën./

Related Articles

Back to top button
Close
Close