LajmeMaqedoniTopLajm

Mickoski: Aq janë të paaftë që madje edhe vaksinat e dhuruara nuk mund t’i zbatojnë

Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski në postimin në Fejsbuk vlerësoi se Qeveria nuk ka plan për vaksninat dhe nuk mund t’i zbatojnë as të dhuruarat.

“Para një muaji, kur Bullgaria kumtoi se do të na jepte vaksina kundër koronës, unë e mirëprita atë dhe pyeta nëse qeveria ka ndonjë plan? Sot morëm përgjigjen se nuk ka asnjë. Gjegjësisht, kryeministrja e Serbisë fqinje, Bërnabiq thotë se përkundër faktit se ata vendosën të ndihmojnë me 8 mijë vaksina, procesi është bllokuar sepse vaksina nuk është regjistruar dhe nuk ka asnjë plan regjistrimi. Me fjalë të tjera, ndërsa bota shkon përpara, qeveria jonë po humbet kohë, ndërsa njerëzit po vdesin me këste. Ata janë aq të paaftë sa që edhe vaksinat e dhuruara nuk mund të administrohen. Çfarë po bënin ndërsa rajoni po planifikonte dhe kërkonte vaksinat?”, shkroi Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.

Related Articles

Back to top button
Close
Close