
Po, po të gjithë janë mirë, tha kryeministri Hristijan Mickoski për shtetasit e Maqedonisë së Veriut që janë në Izrael, përcjell TV21. Mickoski tha se 9 persona janë paraqitur për evakuim, ndërsa sipas tij fillimisht të njëjtit do të dërgohen në Egjipt, e më pas të transportohen përmes avionit qeveritar.
“Po, vazhdimisht jam në komunikim me ministrin për punë dhe tregti të jashtme, Mucunskin. Edhe dje edhe sot në kemi biseduar, tashmë po organizohet për ata që duan ta lëshojnë Izraelin dhe të vijnë në shtëpi në Maqedoni, do të angazhohet avioni i qeverisë. Po bëhen përpjekje për evakuim në vendet fqinje, me shumë gjasa do të jetë në Egjipt, po bëhet listë. Për momentin janë paraqitur 9 dhe pres sot ose nesër të nisë evakuimi”, tha Mickoski./tv21.tv



