LajmeMaqedoniTopLajm

Bajram Rexhepi: 1.5 milion denarë humbin nga buxheti i komunës së Tetovës shkaku i tatimit Monopolit

Shefi i shtabit politik të BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi përmes një postimi ka akuzuar se në dosjen Monopoli humben 1.5milion denarë nga tatimi i komunës së Tetovës, shkruan Top24

Bajram Rexhepi

Përgjegjësia për buxhetin publik nuk është simbolikë, është detyrë ligjore dhe morale.

Shmangia e përmbarimit përmes manovrave të dyshimta financiare dhe favorizimi i kompanive të lidhura me pushtetin nuk i shërben qytetarëve të Tetovës, por i dëmton ata drejtpërdrejt.

Transparenca dhe llogaridhënia nuk janë luks, por domosdoshmëri. Prandaj, çdo veprim në kundërshtim me ligjin që dëmton interesin publik duhet të hetohet dhe të marrë përgjigjen e duhur institucionale.

#eVërtetaPërTetovën #DosjaKasami

Related Articles

Back to top button
Close
Close