LajmeMaqedoniTopLajm

MF: Janë paguar mbi 2 miliardë denarë subvencione ndaj 15.144 kultivuesve të duhanit

Sot, Ministria e Financave ka paguar 2.028.714.243 denarë subvencione për duhanin e kultivuar dhe dorëzuar nga mbledhja e tij për vitin 2025, mjete të destinuara për 15.144 kultivues duhani.
Me këtë pagesë konfirmohet përcaktimi i Qeverisë për përkrahjen e vazhdueshme dhe në kohë të bujqësisë, si një nga degët kryesore të ekonomisë në shtet, me fokus të veçantë në kultivimin e duhanit si aktivitet bujqësor strategjik dhe tradicionalisht i rëndësishëm.
Përmes pagesës së rregullt dhe në kohë krijohen kushtet për stabilitet më të madh financiar ndaj bujqve, mirëmbajtje të prodhimit dhe zhvillim të mëtejshëm të zonave rurale. Qeveria dhe Ministria e Financave mbeten të angazhuara ndaj politikave të cilat do të sjellin konkurrencë më të madhe të bujqësisë vendore, të hyra më të larta për bujqit dhe zhvillim të qëndrueshëm të sektorit agrar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close