LajmeMaqedoniTopLajm

Mexhiti:Po përmirësojmë dhe modernizojmë kushtet për trajtimin e pacientëve në Qendrën e Fibrozës Cistik

Ministri i Shëndetsisë Fatmir Mexhiti ka njoftuar se janë siguruar mjete për rinovimin e Qendrës për Fibrozë Cistik në Institutin për sëmundje të mushkërive te fëmijët , Kozle në Shkup,shkruan Top24.

Mexhiti : Po përmirësojmë dhe modernizojmë kushtet për trajtimin e pacientëve në Qendrën e Fibrozës Cistik në Institutin për sëmundje të mushkërive te fëmijët, Kozle në Shkup. I shpreh mirënjohjen time Presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, zonjës së parë, znj. Elizabeta Gjorgievska, me iniciativën e së cilës edhe u siguruan mjetet nga Republika Popullore e Kinës për rinovimin e kësaj Qendre.

Shumë faleminderit ambasadorit Xhang Suo, Republikës Popullore të Kinës si dhe popullit kinez për realizimin edhe të një projekti tjetër për përmirësimin e sistemit shëndetësor. Një mbështetje e tillë ka një rëndësi të madhe për përmirësimin dhe sigurimin e kushteve më bashkëkohore për kurimin dhe trajtimin e pacientëve. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close