LajmeMaqedoniTopLajm

Mexhiti: UBSH në Rajon një mundësi për të kthyer bashkëpunimin në veprim të drejtpërdrejtë mes komunave edhe përtej kufijve shtetërorë.

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti sot ishte pjesë e takimit të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon që u mbajtë për herë të dytë në Tetovë. Mexhiti thekson se ky takim është i rëndësishëm si një hap drejt koordinimit të përbashkët dhe shkëmbimit të përvojave, duke e kthyer bashkëpunimin në veprim të drejtpërdrejtë mes komunave edhe përtej kufijve shtetërorë, shkruan Top24

“Në diskutimet tona u fokusuam në projektet që nisin në gjysmën e dytë të vitit 2026, duke identifikuar mundësitë për financim nga fondet evropiane, forcimin e lidhjeve institucionale dhe rritjen e koordinimit mes komunave. Gjithashtu, trajtuam iniciativa për zhvillimin ekonomik, turizëm, projekte sociale dhe infrastrukturë, fusha që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetesës së qytetarëve tanë.” tha Mexhiti

Ai më tej shton se “Gjatë këtij diskutimi, theksova edhe rëndësinë e decentralizimit si një element kyç për zhvillimin lokal. Komunat duhet të kenë më shumë fuqi, më shumë përgjegjësi dhe më shumë hapësirë për të vepruar, në mënyrë që të ndërtojnë politika efektive dhe të sjellin zhvillim për qytetarët” përcjellë Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close