
Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti përmes një postimi ka ndarë lajmin se sot ka takuar përfaqësues të sindikatës së arsimit ku në okus të veçantë në çështjet që prekin arsimin dhe mirëqenien e mësimdhënësve në komunën Çairit, shkruan Top24.
Sot realizuam një takim me përfaqësues të Sindikatës së Punonjësve të Arsimit në RMV, me fokus të veçantë në çështjet që prekin arsimin dhe mirëqenien e mësimdhënësve në komunën tonë.
Gjatë takimit u diskutuan nevojat aktuale të institucioneve arsimore, sfidat me të cilat përballen mësimdhënësit, si dhe mundësitë për mbështetje nga ana e komunës. U theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet pushtetit lokal dhe shkollave të Çairit, me qëllim krijimin e kushteve më të mira për procesin mësimor.
Si komunë, mbetemi të përkushtuar që arsimi të jetë prioritet i vazhdueshëm, duke ofruar mbështetje institucionale dhe duke ndërtuar partneritete funksionale që kontribuojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe në respektimin e rolit të mësimdhënësve.



