LajmeMaqedoniTopLajm

Mexhiti takon drejtorin e zyrës së Bankës Botërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në Republikën e Kosovës, Massimiliano Paolucci

Ministri i shëndetsisë, Fatmir Mexhiti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka pritur në takim drejtorin e zyrës së Bankës Botërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në Republikën e Kosovës, Massimiliano. Paolucci, shkruan Top24

Zgjerimi dhe thellimi i bashkëpunimit në shëndetësi, me qëllim të përmirësimit të sistemit shëndetësor të vendit tonë, ishte në fokus të takimit të sotëm që mbajta me drejtorin e zyrës së Bankës Botërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në Republikën e Kosovës, Massimiliano. Paolucci.
Hapi tjetër i bashkëpunimit të përbashkët është shpërndarja e publikimit për sëmundjet jo ngjitëse me theks në hipertensionin dhe diabetin, kujdesin afatgjatë për pacientët e moshuar, me theks të veçantë në aktivitetet për reformimin e sistemit të kujdesit shëndetësor parësor, shkruan ministri Mexhiti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close