
Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti mbrem ishte pjesë e shfaqes “Goca e Kaçaniku” e cila u shfaq para publikut shqiptar në Shkup për nderë të pavarsisë së Kosovës në skenën e Operës dhe Baletit Kombëtar. Në ktë manifestim të veçantë morën pjsë edhe personalitete nga rajoni si Ministri i Kulturës së Kosovës, Hajrulla Çeku, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani dhe shumë personalitete tjera, shkruan Top24
“Kjo mbrëmje bashkoi historinë, artin dhe kujtesën kolektive, duke sjellë në Çair një rrëfim të lindur nga Kaçaniku dhe nga jeta e shqiptarëve ndër breza. Përmes muzikës dhe interpretimit skenik, u përcollën ndjenja që lidhen me qëndresën, identitetin dhe kombin tonë. Mirënjohje e veçantë për Trupën e Operës dhe Baletit të Kosovës, për interpretimin dinjitoz dhe për këtë mbrëmje të paharrueshme artistike.”, shkruan Mexhiti përcjellë Top24



