
Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti sot ka ndjekur nga afër fillimin e punimeve për asfalltimin e rrugës “Ferid Murad”, e cila po merr pamjen e saj të re. Kjo rrugë është një nga arteriet më të rëndësishme të Çairit, sot po shtrohet me asfalt në pjesën më të madhe të saj, duke përmbyllur kështu rikonstruksionin e tërësishëm të kësaj rruge, shkruan Top24
Mirëmëngjesi nga rruga “Ferid Murad”, që sot po merr pamjen e saj të re!
Rruga “Ferid Murad”, një nga arteriet më të rëndësishme të Çairit, sot po shtrohet me asfalt në pjesën më të madhe të saj, duke përmbyllur kështu rikonstruksionin e tërësishëm të kësaj rruge.
Infrastrukturë e re, një investim që ndryshon dukshëm këtë pjesë të Çairit dhe përmirëson përditshmërinë e qytetarëve.
Rrugë pas rruge, projekt pas projekti, po ndërtojmë Çairin që kemi premtuar. E sot, rezultatet e kësaj pune shihen gjithandej.



