
Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti gjatë ditës së sotme ka inspektuar nga afër aksionin për largimin e mbi 200 veturave të havarisura nga rrugët e Çairit duke theksuar se ky aksion në vete nënkupton sigurimin e mbi 200 vendparkime të reja në komunën e Çairit, shkruan Top24
“Mbi 200 vetura të vjetëruara e braktisuna, janë duke u larguar nga Çairi. Kjo do të thotë më shumë vende parkimi, më shumë pasterti, më shumë rend e rregull.
Vazhdojmë…” shkruan Mexhiti.



