
Njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti në intervistën për Kanal 5 ka folur edhe për rastin e Haqim Ramadanit, i cili është angazhuar me punë në komunën e Çairit.
Mexhiti ka thënë se Haqimi ka përvojë në sferën e pushtetit lokal, është jurist i njohur dhe se me një përvojë të tillë nuk do ta linte në rrugë.
Atë e mra nga komuna e Bërvenicës në komunën e Çairit që të angazhohet për atë që e di më mirë, pushtetin lokal. Ai ka qenë drejtor i Inspektoratit për pushtet lokal, për momentin vetëm është i punësuar. Nëse dikush mendon se një kuadër të tillë do ta lë në rrugë, mashtrohet”, ka thënë Mexhiti.



