LajmeMaqedoniTopLajm

Mexhiti – Otto Graf; Falenderova ambasadorin për ndihmën 1,45 milionë euro gjatë pandemisë

Ministri i shëndetsisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Fatmir Mexhiti ka pritur në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Otto Graf në Maqedoninë e Veriut. Ministri Mexhiti ka shfrytëzuar rastin për të falenderuar ambasadorin Graf për mbështetjen prej 1.45 milionë euro, që kishte dhënë Gjermani gjatë pandemisë në mbështetjen e sistemit shëndetësor, shkruan Top24

“Sot realizova një takim pune me ushtruesin e detyrës Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në vend, Otto Graf, ndërsa në fokus ishte promovimi i bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë dhe mundësitë për të thelluar atë.
Në të njëjtën kohë, e falënderova për mbështetjen e sistemit shëndetësor të Maqedonisë së Veriut gjatë pandemisë COVID me mbi 1,45 milionë euro, që është ndihmë jashtëzakonisht e rëndësishme në kohë krize pandemike dhe ekonomike botërore, si dhe për donacionet e ndryshme tejet të dobishme për institucionet shëndetësore.”

Related Articles

Back to top button
Close
Close