
Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet
Mexhiti i ftuar në emisionin “Debat në Shenja”, komentoi zhvillimet e
fundit politike në vend dhe kërkesat për zgjedhje të parakohshme
parlamentare, theksohet në kumtesën e VLEN-it të cilën MIA e publikon në formë integrale.
“Kryeministri Hristijan Mickoski, para dy ditësh, ishte shumë i qartë
kur deklaroi se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Të njëjtën e kam
thënë edhe unë si zëvendëskryeministër”, theksoi Mexhiti.
Sipas tij, vendi në këtë moment nuk ka nevojë për zgjedhje, por për
zgjidhje dhe realizim të programit qeveritar dhe premtimeve të dhëna
qytetarëve.
Lidhur me mungesën e zëvendësministrit të Mbrojtjes, Mexhiti sqaroi se
bëhet fjalë për çështje teknike që pritet të zgjidhet pas përfundimit të
zgjedhjeve.



