
Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti po merr pjesë në pritjen shtetërore të organizuar nga ana e qeverisë së Kosovës për nderë të 18 vjetorit të pavarsisë së Kosovës me ftesë të kryeministrit Albin Kurti. Mexhiti më tej shkruan se “Edhe pse ideja e shtetësisë tashmë është normalizuar, përvjetoret na kujtojnë se kjo ka qenë një ëndërr që u bë realitet”, shkruan Top24
“Për mua, është një emocion i veçantë të marr pjesë në Pritjen Shtetërore për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Edhe pse ideja e shtetësisë tashmë është normalizuar, përvjetoret na kujtojnë se kjo ka qenë një ëndërr që u bë realitet” shkaurn Mexhiti.



