
Kryetari i komunës së Çairit, dhe njëherit një nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti sot së bashku me zëvendëskryeministrin Bekim Sali dhe ministrin Arben Fetai kanë qëndruar në komunën e Vrapçishtit në mbsëhetetje të kandidatit të pavarur Zuli Demiri. Mexhiti në postimin e tij shkruan se Vrapçishti ka nevojë për një drejtim serioz, për projekte dhe udhëheqje që punon dhe krijon rezultate. Kjo është e mundur vetëm me Zuli Demirin, shkruan Top24
Ai më tej shton se kjo është një garë për fitore, për zhvillim dhe për një Vrapçisht më të mirë, që ecën përpara me punë të ndershme, me projekte të mëdha dhe me rezultate të dukshme për çdo familje. Me Zuli Demirin, Vrapçishti do të ecë përpara dhe do të fitojë.Top24



