LajmeMaqedoniTopLajm

Mexhiti: Kemi siguruar 6 autobusë ekologjik për qytetin e Shkupit

Ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Izet Mexhiti përmes një njoftimi në profilin e tij në FB ka ndarë lajmin se ministria që drejton ai ka siguaruar 6 autobus ekologjik për qytetin e Shkupit dhe kjo falë një donacioni nga Bashkimi Europian, shkruan Top24

“Të dashur qytetarë, dëshiroj të ndaj me ju lajmin se si Ministri e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe me donacion të Bashkimit Europian, kemi siguruar 6 autobusë ekologjik dhe brenda javës që vjen të njëjtit do t’ja dhurojmë Ndërmarrjes për Qarkullim Publik të Qytetit të Shkupit.

Gjithashtu si Qeveri e Maqedonisë së Veriut po shqyrtojmë mundësinë e blerjes së 100-120 autobusëve elektrikë, me qëllim të një zgjidhjeje të qëndrueshme të problemit të transportit publik, por edhe për të ndikuar drejtëpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së ajrit të Qytetit të Shkupit. Parashihet që këta autobusë përveç NQP Shkup, t’ju shpërndahen edhe komunave të tjera ku ka transport publik urban të organizuar.
Qytetarët për ne janë gjithmonë në rend të parë, andaj edhe fuqishëm do të punojmë për mirëqenien e tyre!

Related Articles

Back to top button
Close
Close