LajmeMaqedoniTopLajm

Mexhiti akuza Ali Ahmetit, është bërë si Menduh Thaçi në 2008-ën

Përfaqësuesi i grupit të “Zjarrit” Izet Mexhiti gjatë ditës së sotme për TV Alsat-M, ka komentuar tubimin e mbrëmshëm të Ali Ahmetit në Çair duke e quajtur këtë të fundit Menduh Thaçi i 2008-ës, duke shtuar më tej se jo që nuk e njohim BDI-në por la të nënkuptohet që nuk e njohin edhe Ali Ahmetit shkruan Top24

“Një kohë të gjatë po flasim për që ka një tendencë për tjetërsim të BDI-së,  po mundohemi ta ndalim këtë tendencë por fatkeqsisht por fatkeqsisht mbrëmë jo që vetëm BDI-në nuk e njohim po dmth sepse nuk është kjo BDI-ja që ka qenë e butë edhe ndaj opozitës që ka pas në fokus interesin e qytetarit dhe jo marjen me kundërshtarët dhe me ata të cilët mendojnë ndryshe ndërsa sot kjo BDI ndaj antarëve të vet që kanë kontribu prej themelimit deri sot në shumë beteja në shumë fitore. Fatkeqsisht pamë deklarata se mund të na shkel treni ose mund të na mer uragani për të na mbulu përjetësisht. Nuk është frymë e BDI-së, nuk është që i kontribuon unitetit apo dorës së shtrirë por e thellon përçarjen brenda BDI-së. Kjo BDI i ngjanë PDSH-së së 2008” tha Izet Mexhiti për Alsat-M, përcjellë Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close