LajmeMaqedoniTopLajm

Kovaçevski në takim me ambasadoren amerikane: Partneriteti ynë strategjik me SHBA-në po forcohet

Kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski, ka njoftuar se sot e ka pritur në zyrën e tij ambasadoren e SHBA-ve në vend, Angela Aggeler.

Siç shkruan Kovaçevski në Facebook, mes tjerash kanë diskutuar edhe për rolin e RMV-së si nikoqirë të procesi të negociatave në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në takimin e sotëm me ambasadoren e SHBA-ve, Angela Price Aggeler, diskutuam për rolin tonë të rëndësishëm si nikoqirë të procesit të negociatave ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, në Ohër. Ramë dakord se paqja, stabiliteti dhe zhvillimi ekonomik janë parakushtet kryesore për përparimin e përshpejtuar të të gjithë Ballkanit Perëndimor drejt BE-së”.

“Në mes të trazirave gjeopolitike globale, partneriteti ynë strategjik me Shtetet e Bashkuara po forcohet”, ka shkruar Kovaçevski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close